Korça, loja vendimtare për mbijetesën. Si pritet të rreshtohet Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2025 | 23:30

Korça, loja vendimtare për mbijetesën. Si pritet të rreshtohet Tirana

Tirana do të marrë sot rrugën drejt Korçës, për të luajtur ndoshta takimin më vendimtar në këto 34 javë të deritanishme.tiranaDo të përballet me Skënderbeun, një rival direkt për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Diferenca mes skuadrave është vetëm 1 pikë, por më shumë se diferenca, Tirana duhet të lërë pas korçarët që, për gjithë sezonin, i ka parë nga lart. Jo vetëm kaq, por fill pas Skënderbeut, Tirana pret Teutën në shtëpi, një tjetër nga ekipet që lufton për mbijetësë.

Bardheblutë do të bëjnë të pamundurën që të marrin gjashtë pikë të plota në këto dy ndeshje. Nëse ia arrijnë, mund të konsiderohet se skuadra qëndron në Superiore. Në të kundërt, nëse situata mbetet për në fund në takimin ndaj Dinamos, gjërat komplikohen më tepër dhe bardheblutë rrezikojnë shumë qëndrimin në Superiore.

ANTI-SKËNDERBEU – Pesë lojtarë do t’i mungojnë Tiranës ndaj Skënderbeut, ndërsa problemi kryesor është Emanuel Ernest. Bëhet fjalë për Ismajlin, Abah, Markun dhe Metën të dëmtuar. Sinjale të mira ka për Metën dhe Ismajlin, të cilët mund të jenë gati vetëm javën e fundit të kampionatit. Rafael i pezulluar prej kartonëve, kthehet në Korçë. Dihet tashmë që te Tirana, për punë pezullimi, rrezikojnë, Meta, Prengaj, Selmani dhe Smaçi. Tirana do të luajë edhe tri takime në Kategorinë Superiore. Me Ernestin jashtë, Bledi Shkëmbi pritet të gjejë zgjidhjen brenda skuadrës.

Kështu, në ekip kthehet Rafael, ndërsa Smaçi ulet në stol. Nga ana tjetër, në vend të Ernest mund të luajë një prej dyshes PrengajGjumsi. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në takimet e tjera. Selmani e nis nga porta, më pas Kola, Dembele, Mici. Në mesfushë, Vera, Soler, Rafael dhe Përgjoni. Në sulm Ernest, Zharmuni në qendër dhe më pas Ndreca. Në mungesë të Ernest, mund të luajë njëri nga Prengaj-Gjumsi. Kujtojmë që Tirana këtë sezon nuk ka mundur dot të fitojë në Korçë.fsdfggdg

PANORAMASPORT.AL