Konfirmohet dëmtimi i rëndë për mbrojtësin e Tiranës, Ismajli humb sezonin. Dy dyshime kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2025 | 8:39

Konfirmohet dëmtimi i rëndë për mbrojtësin e Tiranës, Ismajli humb sezonin. Dy dyshime kundër Teutës

Tirana merr një goditje të rëndë nga “infermieria”. Qëndrim Ismajli humbet sezonin, për shkak të dëmtimit që ka pësuar javë më parë.

Qendrim-Ismajli-780x439

Tashmë lojtari ka një krisje të kockës dhe analizat kanë treguar se gjendja nuk është nga më të mirat. Futbollisti si fillim duhet të qëndrojë pushim, derisa t’i ngjitet kocka dhe më pas do të nisë stërvitjen. Kjo do të thotë se lojtari nuk kthehet në stërvitje para muajit maj ose qershor. Një situatë që e nxjerr jashtë loje kosovarin e bardhebluve që do të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik. Ismajli, firmosi këtë vit me Tiranën, duke qenë në fushë 20 takime, shënuar 3 gola e qenë në fushë 1489 minuta. Mbrojtësi i majtë mungon prej sfidës me Egnatian në këtë fazë të tretë.

DYSHIMET – Dy janë lojtarët që Tirana i ka në dyshim për ndeshjen me durrsakët. I pari është Ian Soler që ende ndien dhimbje dhe i dyti Edison Kola që mori një goditje në kavilje gjatë sfidës me Skënderbeun. Kujtojmë që Tirana do të luajë në Durrës, takimin e tretë me Teutën. Këtë sezon, në përballjet direkte, bardheblutë nuk ia kanë dalë dot që të kalojnë bregdetarët.

KARTONËT – Tashmë dihet që jashtë për çështje kartonësh do të jetë Aldi Gjumsi. Dënimi i tij nuk shlyhet me pagesë, pasi duhet të bëjë dy javë pezullim. Javën e ardhshme është i gatshëm. Për t’u parë se cili nga dyshja Mici-Kozi do të jetë në stol. Tirana ka në dorë për të shlyer një javë dënim me para dhe do të vendosë nëse do t’i afrojë në ekip apo jo. Gjithashtu, dy futbollistë rrezikojnë për shkak kartonësh. Bëhet fjalë për Prengajn dhe Metajn. Dyshja, nëse ndëshkohet me të verdhë në takimin e radhës, humbet përballjen derbi me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL