Kombëtarja i vjen në ndihmë, blutë e Dinamos rikthehen në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 21:13

Kombëtarja i vjen në ndihmë, blutë e Dinamos rikthehen në Tiranë

Dinamo do të përballet me Elbasanin në kuadër të javës së 12 të Superiores. Blutë do të kërkojnë revansh ndaj verdhebluve dhe me shumë gjasa, do të rikthehen të luajnë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Arena e kryeqytetit i është nënshtruar mbjelljes, teksa Tirana e shfrytëzoi fundjavën e shkuar.

dinamo

Tani, është radha e Dinamos që të zbresë në fushën, të cilën po e ndan bashkë me bardheblutë. Ndeshjet e fundit si pritëse, Dinamo i ka luajtur në Elbasan por me shumë gjasa, diçka e tillë nuk do të ndodhë këtë sfidë.

Edhe nëse “Selman Stërmasi” nuk do të jetë gati, blutë mund të shfrytëzojnë “Air Albania” për takimin e ardhshëm në Superiore, ky kërkohet reagimi pas humbjes.

PANORAMASPORT.AL