Postuar: Prill 12, 2026 | 10:33
Kombëtaret e basketbollit në duart e spanjollëve, FSHB emëron trajnerët për ediconin e ri
Federata Shqiptare e Basketbollit ka njoftuar dje zyrtarizimet e trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave për djem dhe vajza.

Merr vëmendje një zgjedhje e çuditshme në radhët e djemve, teksa teknikut të skuadrës së të rriturve, spanjollit Richi Gonzales Davila, i është besuar përfaqësuesja U-20 e djemve. Ndërkohë, Besim Dervishaj do të drejtojë Shqipërinë U-18, ndërsa Mikel Serbo atë U-16.
Duke kaluar te vajzat, Kombëtarja e të rriturave i është besuar Vladimir Xhekës, ndërsa Medina Mustafa do të drejtojë përfaqësuesen e të rejave. Më tej, Kombëtaret U-18 dhe U-16 do të drejtohen respektivisht nga spanjollja Lidia Mirchandani dhe Olsi Muça në kompeticionet verore të FIBA-s.
PANORAMASPORT.AL













