Koha për stadiumin e ri të Vorës, kryebashkiaku Shera tregon rikonstruksionin e impiantit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2025 | 14:07

Koha për stadiumin e ri të Vorës, kryebashkiaku Shera tregon rikonstruksionin e impiantit

Vora e ka mbyllur sezonin e fundit me një arritje historike, ngjitjen për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar. Tani hapi i radhës në funksion të klubit të Vorës është stadiumi, ku me rikonstruksionin e impiantit pritet të ketë kushte moderne.

VORA

Kjo javë pritet të përkojë me nisjen e punës për plotësimin e stadiumit të Vorës. Në lidhje me këtë proces, kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, për “Panorama Sport” dha disa sqarime: “Stadiumi i Vorës, që në projektin e bërë dy vite më parë ishte planifikuar për t’u bërë një arenë moderne, për t’i shërbyer jo vetëm klubit të futbollit të qytetit tonë, por edhe FSHF-së për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare. Projekti i plotë do të përfundojë këtë vit, që përkon dhe me ngjitjen në Superiore të Vorës.

Qëllimi i skuadrës sonë përfaqësuese në elitën e futbollit shqiptar, është që të hedhim bazat për të mos qenë një skuadër kalimtare, por që qyteti ynë të ketë një histori tjetër, ashtu sikurse edhe Rrogozhina. Puna është planifikuar që të nisë brenda kësaj jave, pasi u vonuam disi për shkak të ndeshjeve që Kombëtarja U-15 zhvillon në këtë stadium. Besoj se këto punime, për shkak dhe të avancimit të teknologjisë, do të përshpejtohen dhe skuadra do ta nisë kampionatin në këtë stadium”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL