Klubi i Superiores kërkoi skemë tjetër në Final Four, por FSHF i qëndroi plotësisht propozimit të saj
FSHF ka zyrtarizuar se Superiorja nuk do të ketë skemën e Final Four, që ishte në dy edicionet e fundit. Kështu është hequr gjysmëfinalja dhe finalja, ndërsa shtohen tre javë mini-kampionat. Pas 36 javësh të luajtura, pikët do të përgjysmohen për katër vendet e para.

Klubet e Superiores që reaguan për propozimin e ri ishin dakord, me përjashtim të Vllaznisë. Kuqeblutë kërkuan një tjetër skemë, që gjithsesi nuk ka marrë mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
“Në fund të kampionatit të rregullt, pikët të zerohen. Në gjysmëfinale të luhet me skemën: Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin, me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”. Me këtë formulë vendi i parë është i favorizuar sepse do të luajë me të katërtin. Në këtë mënyrë, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në stadiumet respektive me sistem vajtje – ardhje”, u shpreh Vioresin Sinani si përfaqësues i Vllaznisë.
Lexo edhe: Dështimi i Final Four në dy edicionet e fundit, FSHF zyrtarizon skemën e re të Superiores
PANORAMASPORT.AL













