“Klub dhe kampionat amator”, ish-lojtari i Realit “masakroi” Flamurtarin/ Torasa i kundërpërgjigjet: Nuk duhet të flasësh sepse…
Futbollisti argjentinas, Agustin Torasa, i cili në futbollin shqiptar, veshi fanellën e Partizanit, Flamurtarit dhe Tiranës, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të Hoze Rodriguez. Ky i fundit nuk ngurroi të hidhte baltë për klubin e Flamurtarit si dhe për futbollin shqiptar, teksa e quajti klubin dhe kampionatin amator.

Spanjolli me një të kaluar në radhët e Real Madrid, por edhe me klube të tjera me emër si Deportivo, Gallatasaraj apo Mainz, iu bashkua Flamurtarit me synimin që të kthehej në një yll të kampionatit shqiptar, por nuk arriti të linte gjurmë.
Për argjentinasin Torasa, deklarata e Rodriguez është e pavand, teksa nëpërmjet një komenti në “Facebook”, futbollisti i cili ka veshur fanellën e 3 klubeve të Superiores shkroi:

“Nëse nuk mund të spikasësh në një kampionat që për ty është i dobët, atëherë nuk duhet të flasësh, sepse kjo flet edhe më keq për ty”, mbylli reagimin e tij Torasa.
PANORAMASPORT.AL













