Kërcënimet ndaj Agim Canajt, reagon klubi i Vllaznisë: Po e shqyrtojmë me përgjegjësi…
Klubi i Vllaznisë ka reaguar me një deklaratë për mediat pas incidentit të ditës së djeshme, ku trajneri Agim Canaj ndërpreu stërvitjen për shkak të kërcënimëve. Klubi njofton se do të njoftoi opinionin publik në rast të një vendimarrjeje. Po ashtu, sqarohet se mbetet i pandryshuar objektivi për të finalziuar ringritjen në Superiore të ekipit. Më poshtë deklarata e plotë:

“Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon:
Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.
Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë.”














