Katër humbje radhazi dhe krahasimi i performancës/ Tirana, 1 gol i shënuar dhe 11 të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 21:27

Katër humbje radhazi dhe krahasimi i performancës/ Tirana, 1 gol i shënuar dhe 11 të pësuar

Tirana po kalon një moment shumë të vështirë këtë sezon. Katër ndeshjet e fundit të kampionatit kanë përfunduar me humbje, duke treguar një formë shqetësuese dhe mungesë stabiliteti në fushë. Më 24 tetor, Tirana u mund 3- 1 nga Vllaznia, duke treguar probleme në mbrojtje dhe në organizimin e mesfushës.

tirana

Më 29 tetor, bardheblutë humbën 4-1 ndaj AF Elbasanit, një rezultat që tregon edhe vështirësi në sulm dhe humbje të kontrollit të lojës. Më 3 nëntor, Tirana pësoi 0-2 nga Bylisi, një tjetër humbje e thellë që vazhdon trendin negativ.

Më 8 nëntor, humbja ndaj Vorës (0- 2) thelloi krizën, duke e vendosur skuadrën në një situatë kritike në tabelë. Tirana ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit, gjë që tregon mungesë kreativiteti dhe finalizimi i dobët. Pësimi i 11 golave në katër ndeshje tregon dobësi të theksuara në mbrojtje dhe paaftësi për të ruajtur ekuilibrat e lojës.

Disa lojtarë kryesorë nuk po japin maksimumin, ndërsa zëvendësuesit nuk kanë arritur të ndryshojnë ritmin e skuadrës. Si sezonin e kaluar KF Tirana po kalon një moment të vështirë këtë sezon, duke regjistruar një seri humbjesh që e vendosin skuadrën në një situatë të ngjashme me atë që përjetoi sezonin e kaluar.

tiranaa

Në pesë ndeshjet e vjetshme mes dhjetorit e janarit, Tirana pësoi humbje njëra pas tjetrës. Më 14 dhjetor 2024 u mund nga Dinamo 2-1, më 21 dhjetor nga Laçi 3-1, më 10 janar nga Vllaznia 2-1, më 14 janar u eliminua nga Bylisi në Kupë pas kohës shtesë 2-1, dhe më 18 janar u mund rëndë nga Egnatia 4-0 në kampionat.

PANORAMASPORT.AL