Kategoria e Parë, “Play-Off”/ Korabi shtanget nga Besëlidhja, Besa nuk lëshon “pe”. Ja rezultatet në kohë reale
Kategoria e Parë luan ditën e sotme javën e 22-të të saj. Të gjitha skuadrat zbresin në fushë për takime të rëndësishme për sa i përket fazës “Play-Off”.
Në Grupin A, Dinamo ka fituar me Erzenin 2-0. Blutë kanë shënuar dy gola, nga një për çdo pjesë.
Ndërkaq, Korabi pret Besëlidhjen. Vllaznia do të jetë ekipi që do të pushojë këtë javë.

Për sa i përket Grupit B, Besa ka një ndeshje të vështirë në Orikum, ku do të kërkojë të përfitojë nga pushimi i Bylisit. Lushnja nga ana tjetër pret Egnatian. Takimi mes Dinamot dhe Erzenit do të startojë në 15:00, ndërkohë që të tjerat 1 orë më vonë. Më poshtë rezultatet në kohë reale:
Grupi A:
FT/ Dinamo-Erzeni 2-0
(Kolgega 8′, Ndreu 62′ )
LIVE/ Korabi-Besëlidhja 0-1
(Hoxha 68′)
Grupi B
LIVE/ Orikumi-Besa 0-1
(Celhaka 26′ )
LIVE/Lushnja-Egnatia 2-2
(Sefa 41′, 47 (p)’/ Branica 48′, Ibrahimllari 83′)













