Kategoria e Parë e gjitha në fushë, njihuni me takimet e ditës së sotme
Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme javën e 22-të të saj. Të gjitha skuadrat do të zbresin sot në fushë për takime të rëndësishme për sa i përket fazës “Play-Off” dhe “Play-Out”. Kështu, në Grupin A, Dinamo do të ketë përballë Erzenin, ndërsa Korabi pret Besëlidhjan. Vllaznia do të jetë ekipi që do të pushojë këtë javë. Në grupin “Play-Out” Shënkolli do të përballet me Vorën, ndërsa Burreli pret Veleçikun. Kryesuesit e Ilirisë do të jenë pushim.

Për sa i përket Grupit B, Besa ka një ndeshje të vështirë në Orikum, ku do të kërkojë të përfitojë nga pushimi i Bylisit. Lushnja nga ana tjetër pret Egnatian. Në grupin e mbijetesës, Tomorri do të luajë përballë Turbinës, ndërsa Apolonia pret Pogradecin. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:














