Kapiteni Përgjoni gati për derbin me Partizanin, i fundit i “mohikanëve” te Tirana…
Tirana do të luajë të dielën me Partizanin, por në formacionin startues do të jetë vetëm një lojtarë që ka luajtur si titullar në derbin e fundit të sezonit të shkuar.

Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, i cili në sfidën e fundit të sezonit që lamë pas ishte titullar. Të gjithë lojtarët e tjerë janë larguar. Veç Përgjonit, skarcimit i kanë shpëtuar Mici dhe Selmani. Gjithsesi, këta futbollistë në atë ndeshje ku u mund Tirana, ndeshjen e nisën nga stoli i rezervave.
TRAJNERI – Skuadra e Tiranës në shtatë derbet e fundit, përfshirë edhe këtë që do të luhet ditën e diel është drejtuar nga 4 trajnerë të ndryshëm. Sezonin e shkuar në tre derbe, Tirana ka pasur për trajner Julian Ahmatajn. Pas shkarkimit të Amatajt, bardheblutë u morën nga Erbim Fagu që e drejtoi sfidën e fundit me Partizanin.
Në kampionatin e sivjetshëm, derbin e parë e drejtoi Bledi Shkëmbi, i cili ishte trajneri i tretë në pesë ndeshje me Partizanin. Në sfidën e dytë të këtij sezoni, Tirana kishte në stol Gugash Maganin dhe sërish në katedër ngjitet Bledi Shkëmbi.
PANORAMASPORT.AL













