Kapiteni e konfirmoi dje, klubi i Superiores zyrtarizon largimin e trajnerit nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 10:01

Kapiteni e konfirmoi dje, klubi i Superiores zyrtarizon largimin e trajnerit nga stoli

Françesko Moriero nuk është më trajner i Flamurtarit. Lajmi i raportuar dje nga kapiteni Lorenco Trashi u zyrtarizua pak çaste më parë nga klubi vlonjat në rrjetet sociale.moriero2Raportohet se palët janë ndarë me mirëkuptim të plotë dhe kuqezinjtë e falenderojnë trajnerin italian për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkepunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve.

Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit.

#njepassion

#njedashuri

#forcaflamurtari

PANORAMASPORT.AL

E zyrtarizon kapiteni i skuadrës, trajneri i Superiores largohet përfundimisht pa njoftimin e klubit