Postuar: Mars 8, 2026 | 20:43
E zyrtarizon kapiteni i skuadrës, trajneri i Superiores largohet përfundimisht pa njoftimin e klubit
Françesko Moriero është larguar përfundimisht nga Flamurtari. Kjo është konfirmuar nga kapiteni Lorenc Trashi, pas fitores 1 me 0 ndaj Vllaznisë.

“Për Morieron mund të them që është i larguar përfundimisht nga Flamurtari”, shprehet Trashi. Klubi ndërkohë akoma nuk ka një komunik zyrtar, ndërsa deri tani është thënë që mungesa vjen për arsye shëndetësore.
Andi Ribaj si zëvendëstrajner po drejton që nga ndeshja me Partizanin. Pas humbjes me të kuqtë, Flamurtari barazoi ndaj Teutës dhe fitoi sot me Vllazninë.
Aktualisht ekipi mban vendin e parafundit. Vendi i shtatë ndërkohë është vetëm 3 pikë larg.
PANORAMASPORT.AL













