Postuar: Prill 5, 2019 | 16:51
Kaos te Vllaznia pas kërcënimeve, stërvitja nis pa…
Vllaznia ka nisur, sot stërvitjen në orën 15:00, por nga seanca stërvitore ka munguar trajneri Agim Canaj.
Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën ditët e fundit, në stërvitjen e skuadrës shkodrane ka munguar trajneri vlonjat.
Zyrtarisht në klub thonë se Canaj ka marrë leje dhe është nisur në drejtim të Anglisë për një problem personal.
Stërvitja e sotme është drejtuar nga zëvendës trajnerët Osja dhe Lekiqi.
Tshmë mbetet të shihet, nëse Canaj ka vërtet një problem personal apo ka lënë drejtimin e Vllaznisë , pas kërcënimeve që janë bërë ditët e fundit.













