Kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ja 5 lojtarët që do të mungojnë në duelet e javës së 33-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2025 | 22:21

Kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ja 5 lojtarët që do të mungojnë në duelet e javës së 33-të të Superiores

Kategoria Superiore do të rikthehet të dielën teksa janë planifikuar të zhvillohen 3 përballjet e javës së 33-të, ndërkohë që do të ulë siparin ditën e hënë, me dy duelet e tjera. 

superiore-11-1.jpg

Plot 5 lojtarë do të mungojnë në këtë javë, për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.  Altin Bytyçi i Partizanit dhe Rafael Silva De Freitas i Tiranës, kanë humbur derbin e kryeqytetit, pasi kanë plotësuar numrin e 4 kartonëve.

Mungesa të rëndësishme janë edhe ato të Ibraham Abas të Elbasanit në duelin ndaj Egnatias, Agan Mjaki i Laçit në duelin ndaj Skënderbeut dhe Muço Boçi i Teutës në duelin ndaj Dinamos.  

PANORAMASPORT.AL