Kampionët e Polonisë zbarkojnë në Shqipëri, i shqetëson Egnatia: Është e vështirë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2025 | 21:29

Kampionët e Polonisë zbarkojnë në Shqipëri, i shqetëson Egnatia: Është e vështirë sepse…

Lek Poznan do të jetë kundërshtari i Egnatias, nëse kalon në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Menaxheri i kampionëve të Polonisë, Marius Skrzypczak, ka kaluar një udhëtim dy ditor në Shqipëri për këtë fakt.

Screenshot 2025-07-02 211340

Egnatia ka fituar të drejtën për të pritur ndeshjet e Champions në stadiumin “Arena Egnatia”. Dhe ky fakt i shqetëson jo pak polakët. Menaxheri i Lek Poznan ka zbuluar se tashmë kanë rezervuar hotel në Tiranë, pasi nuk mundeshin më pranë me stadiumin e kampionëve të Shqipërisë.

“Sa për Islandën, jemi plotësisht të përgatitur, ne kemi çdo gjë të planifikuar atje. Dhe pse ishim tre vite më parë atje. Gjithsesi, Lek ka luajtur në Shqipëri vetëm një herë, 37 vite më parë. Për këtë duhet të shkonim atje dhe për të ndërtuar një plan logjistik.

Është e vështirë të gjesh një hotel, për shkak të sezonit të pushimeve. Kemi rezervuar dy hotele në Tiranë dhe duhet të udhëtojmë nga Rrogozhina. Janë rreth 70 kilometra, rreth 1 orë e gjysmë. Sigurisht që është një komplikacion, siç edhe rikthimi në Poloni. Me shumë mundësi nuk do ia dalim dhe duhet të kalojmë natën aty pas ndeshjes”, u shpreh menaxheri i Lek Poznan.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL