Jo vetëm mbrojtësin, Vllaznia zyrtarizon edhe kalimin e një mesfushori në radhët e skuadrës së drejtuar nga Kolela në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2025 | 20:08

Jo vetëm mbrojtësin, Vllaznia zyrtarizon edhe kalimin e një mesfushori në radhët e skuadrës së drejtuar nga Kolela në Kosovë

Klubi i Vllaznisë ka bërë zyrtar sot transferimin e një tjetër prodhimi të akademisë në futbollin kosovar. Një ditë pas huazimit të Egert Selmanit te Feronikeli në Superligën e Kosovës, klubi shkodran konfirmoi se atje do të vazhdonte sezonin edhe mesfushori Ersi Zaganjori.

zaganjori

“Pas marrëveshjes për huazimin e Egert Selmanit, KF Vllaznia dhe FC Feronikeli 74 ditën e sotme kanë rënë dakord edhe për huazimin e futbollistit tjetër kuqeblu, Ersi Zaganjori. Ky i fundit do të jetë pjesë e skuadrës së Superligës të Kosovës deri në fund të këtij sezoni. KF Vllaznia i uron suksese lojtarit në këtë eksperiencë të re në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e Vllaznisë.

Feronikeli drejtohet nga ish-trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i cili po sheh drejt Kategorisë Superiore për përforcimet që i nevojiten skuadrës së tij. Kjo e fundit mbyll tabelën e kampionatit në Kosovë, edhe pse ka marrë 7 pikë në 4 sfidat e fundit.

PANORAMASPORT.AL