Postuar: Janar 23, 2025 | 22:23
Jo vetëm afrime të bujshme tek Egnatia, largohet mbrojtësi që u shpall kampion
Egnatia është klubi që ka afruar emra të bujshëm në merkaton e dimrit. Pas Fernandos, Dajsinanit dhe Sotës, sot u prezantua Guindo që ka shkëlqyer për dy sezone me golat e tij te Laçi.

Rrogozhinasit nuk kanë pasur vetëm hyrje në janar. Pas largimeve të Ahmetajt, Veselit dhe Dobjanit, radha është e Rezart Ramës.
Ky i fundit është pjesë e Egnatias prej 1 viti. Për të tregohet nga Kanadaja se është vendosur të huazohet te Forge.
Klubi kanadez do e ketë për 1 vit në dispozicion. 24-vjeçari mori minuta në nëntë ndeshje të këtij sezoni, përgjatë të gjitha kompeticioneve.

PANORAMASPORT.AL













