“Jemi të uritur për titullin e tretë, por s’po shkëputemi dot”, Ndreca: E mirëpres ftesën e Kombëtares! E ardhmja? Presidenti është babaxhan, nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 18:27

“Jemi të uritur për titullin e tretë, por s’po shkëputemi dot”, Ndreca: E mirëpres ftesën e Kombëtares! E ardhmja? Presidenti është babaxhan, nuk…

Edison Ndreca, ishte autori i golit të dytë në triumfin 2 me 0 që Egnatia regjistroi në shtëpi ndaj Vorës. Futbollisti u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, falë performancës së tij fantastike, teksa në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, deklaroi:

ndreca

“Jam i lumtur për fitoren e ekipit dhe për golin tim. Shpresoj që nga sot të shkojmë vetëm te fitoret. Jemi të uritur për titullin e tretë, të vazhdojmë të çojmë sa më lartë Egnatian. Janë 4-5 ekipe rivale, nuk po bëjmë dot shkëputjen. Jam besimplotë te grupi që kemi, do vazhdojmë kështu të bëjmë mirë.

Në këtë moment nuk kam asnjë lloj ftesë nga Kombëtarja. U fol vjet nga mars-shkurti, pata një dëmtim që më mbajti shumë jashtë fushave. E mirëpres. Ajo është krenari më e madhe që mund të ketë një futbollist.

Me pjekurinë dhe eksperiencën do të përpiqem të rregulloj në vazhdim sa më shumë të jetë e mundur.

Unë jam lojtar me kontratë deri në 2027, është klubi i pari që përgjigjet. Uroj që të vijnë oferta të mira, edhe presidenti është babaxhan në këtë pjesë, nuk bëhet pengesë”, përfundoi Ndreca.

PANORAMASPORT.AL