Javë vendimtare për kampionatin, kompanitë e basteve marrin vendimin drastik për një sfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 12:36

Javë vendimtare për kampionatin, kompanitë e basteve marrin vendimin drastik për një sfidë

Sot është një javë e rëndësishme për Abissnet Superioren. Kampionati rezervon pesë ndeshje, që do të nisin në orën 16:00 dhe vlejnë për javën 34.

Abissnet superiore

Kompanitë e basteve kanë befasuar duke i konsideruar dukshëm favoritë Vorën dhe Flamurtarin, respektvisisht ndaj Elbasanit e Partizanit pavarësisht renditjes. Jo vetëm kaq.

Një vendim i pazakontë vërehet sa i përket ndeshjes Dinamo-Egnatia. Ky takim nuk është kuotuar nga kompanitë e basteve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kuotat do të shtohen në vazhdim.

Kampionatit të rregullt i kanë mbetur tri javë nga fundi. Gara mbetet e hapur për të gjitha objektivat.

Screenshot 2026-05-02 122441

Screenshot 2026-05-02 122240

PANORAMASPORT.AL