Postuar: Mars 30, 2019 | 9:00
Java e 21-të e Kategorisë së Parë, njihuni me të gjitha sfidat e sotme
Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme javën e 21-të të saj. Në Grupin A dhe B do të luhen disa sfida për “Play-Off” dhe “Play-Out”. Kështu në Grupin A Dinamo do të presë Korabin ditën e sotme në orën 15:00 për sa i përket pjesës së sipërme të tabelës. Ndërkohë që sfidat e tjera luhen nesër.

Grupi B do të zbres në fushë i gjithë sot, ku Bylisi kryesues pret Egnatian, ndërsa Orikumi përballet me Lushnjen. Për sa i përket fazës “Play-Out” Turbina do të presë Apoloninë, ndërsa Elbasani Tomorrin. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:














