“Jam lojtar punëtor”, mesfushori i Teutës pas barazimit ndaj Tiranës: Nëse nuk do isha unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 20:11

“Jam lojtar punëtor”, mesfushori i Teutës pas barazimit ndaj Tiranës: Nëse nuk do isha unë…

Xhoeli Maçolli foli pas ndeshjes që Teuta barazoi pa gola ndaj Tiranës. Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të Superiores dhe u luajt në stadiumin “Air Albania”.

Screenshot 2025-10-18 200958

“Të them të drejtën jam falenderues që më kanë zgjedhur lojtari i ndeshjes, por ndjej keqardhje për shkak se nuk e kam shijuar 100% me fitore. Nëse fitojmë dhe dal lojtari i ndeshjes, akoma më mirë. Më e rëndësishmja të marrim 3 pikë, ky është trofe individual. Më shumë vlen fitorja e ekipit”, u shpreh fillimisht Maçolli.

7 javë pa humbje- Mendoj që kjo është gjë pozitive. Tani lëvizjet që trajneri kërkon janë automatizuar pak më shumë, por kemi për t’u rritur akoma dhe kemi shumë punë përpara. Duhet të jemi pak më të qartë te faza e fundit, për të shënuar golin.

Si ndiheni në fushë? Unë jam lojtar që përshtatem me të gjithë, dhe jam lojtar punëtor dhe jap maksimumin për ekipin. Nuk ka rëndësi kush është partneri në mesfushë. Dhe nëse nuk do isha unë dhe do luanin 2 të tjerë, do ishin në 100% e tyre.

Ka ndikuar mënyra e lojës së Dobit për cilësitë e tua? Të them të drejtën po, për shkak të sistemit që luajmë, 4-4-2. Kur ne krijojmë, mund të zbres pak poshtë. Ndonjëherë unë, ndonjëherë Votlai. Por që vërtetë më ka ndihmuar dhe trajneri dhe më ka mësuar më shumë se ku duhet të vendosemi në fushë, kur kemi dhe jo topin.

Mos harro trajnerët që kanë kaluar- Po, po patjetër. Jam shumë mirënjohës për të shkuarën dhe të gjithë trajnerët që kam pasur”, e mbylli lojtari i Teutës për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL