Postuar: Shkurt 28, 2025 | 21:45
Iu ka shënuar 3 gola/ Tirana, ekipi i fatit për Qefalijën
Ka një lidhje pak të çuditshme mes Klevi Qefalijës dhe Tiranës. Mesfushori kryeqytetas, pjesë e Dinamos që në fillim të vitit të kaluar, ka shënuar 3 gola në portën e Tiranës, me të cilën ka luajtur disa sezone dhe ka fituar edhe titullin kampion.

Mund të jetë thjesht fat ose ndoshta Qefalija ua di mirë sekretet bardhebluve. Ai shënoi një dopietë në një derbi të sezonit të shkuar, ku Dinamo në fund humbi me një gol të Jonuzit, edhe ai tashmë me fanellën blu.
Qefalija ndërkohë ishte ai që i hapi rrugën fitores së Dinamos në derbin e fazës së dytë, ku shënoi golin e parë me një goditje nga jashtë zonës në fitoren 2-1. Fazën e parë dy skuadrat barazuan 0-0 në Vlorë.
PANORAMASPORT.AL













