Ish-gjyqtari i njohur shqiptar në gjendje të vështirë, familja bën apel për ndihmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2025 | 18:10

Ish-gjyqtari i njohur shqiptar në gjendje të vështirë, familja bën apel për ndihmë

Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar, aktualisht vëzhgues pranë FSHF-së, Mentor Sopjani, është duke kaluar një moment kritik për shkak të një sëmundje me mushkëritë dhe prej disa ditësh qëndron i shtruar në spital. Aktualisht ai është edhe punonjës në IEVP Elbasan.

Screenshot 2025-02-08 181026

Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ai që ka bërë të ditur edhe problemet me shëndetin që po kalon aktualisht Sopjani.

Madje, është kërkuar ndihmë nga ana e familjes për të kontribuar për kurimin e tij, duke hapur edhe një numër llogarie për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë.

“Panorama Sport” i uron shërim sa më të shpejtë Mentor Sopjanit dhe rikthimin e tij në fushat e futbollit.

Të dhënat për ndihmë:

IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060

Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698

mentor sopjani Screenshot 2025-02-08 180839 Screenshot 2025-02-08 180904

PANORAMASPORT.AL