Ish-drejtori i Flamurtarit, Laluci bën llogaritë: Ose 9 pikë, ose gjithçka hidhet poshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 9:09

Ish-drejtori i Flamurtarit, Laluci bën llogaritë: Ose 9 pikë, ose gjithçka hidhet poshtë

Vangjel Lalucin e “ngroh” Flamurtari me paraqitjet e fundit. Ish drejtori i klubit thekson se për tri ndeshjet e mbetura, e vetmja rrugë është fitorja. Për “Panorama Sport”, Laluci shprehet se fitoret e kundërshtarëve e kanë vënë nën presion Flamurtarin që nuk duhet të humbasë asnjë ndeshje. “Në ndeshjen me Dinamon më pëlqeu shumë përgatitja e ekipit.

laluci

Më shumë e them nga faktori psikologjik. Duke qenë se ne sot jemi në kushte që nuk ka më rrugë tjetër përveç se duhet të fitojmë. Edhe në ndeshjen që vjen me Partizanin dhe në të trija ndeshjet që kanë mbetur nuk kemi rrugë tjetër, por vetëm tri pikët. Me fitoret që morën kundërshtarët tanë jemi akoma më në presion për të marrë tri pikët. Nuk flasim më për një pikë, por flasim për tri pikë”, shprehet fillimisht Laluci.

LLOGARITË – Ish-drejtori Vangjel Laluci thekson se Flamurtari nuk duhet të bëjë llogaritë e të tjerëve, ndërsa i bën thirrje skuadrës të bëjë detyrën. “Këtu kemi ardhur në një lojë shahu por mbetet shumë pak për të bërë sepse lëvizjet pak a shumë dihen. Flamurtari llogarinë duhet që ta bëjë që ti fitojë ndeshjet. Nuk bëhet më llogaria jo po si do të dalë Bylis me atë, jo si do dali Vora me këtë. Kemi një favor. Ndeshja e fundit është Vora-Bylis. Kjo gjë na favorizon. Ato ndeshen me njëra-tjetrën. Por përpara se të vemi tek ndeshja e fundit duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Luajtëm mirë me Dinamon dhe është e vërtet. Edhe me Egnatian luajtëm mirë dhe është e vërtetë. Por problemi është se kjo që kemi arritur është shumë pak. Duhet të fitohen me të gjitha mënyrat këto tri ndeshjet e mbetura. Ata kanë bërë detyrën. Ne duhet ti fitojmë këto ndeshje të mbetura, pasi gjithë kjo punë pastaj hidhet poshtë”, thotë ish drejtori.

PARTIZANI – Vangjel Laluci thekson se Flamurtari duket të fitojë me Partizanin. Këshillon që futbollistët të “zhvishen” nga çdo presion apo kompromis. “Ekipi ka arritur një gjendje relativisht të mirë. Derisa ne mundëm Egnatian, Dinamon dhe Vllazninë, pse të mos e mundim Partizanin, Teutën…Duhet ti mundim. Le t’i marrim pak pas hapi ndeshjet. Ne e dimë gjendjen e Partizanit që është për t’u komplimentuar. Por edhe ne duhet të komplimentohemi. Lojtarët nuk duhet që të ndiejnë asnjë ndjenjë tjetër, as presion psikologjik, apo kompromisi, duhen tri pikët… alternativa është tri pikë dhe kaq”, përfundon Laluci.

Screenshot 2026-05-02 090758

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL