Postuar: Prill 27, 2026 | 17:53
Interes i jashtëzakonshëm, Elbasani publikon vendimin në ditën e ndeshjes me Vllazninë
Elbasani dhe Vllaznia do të vendosin se cila skuadër do kryesojë kampionatin pas 33 javësh. Aktualisht kuqeblutë regjistrojnë 1 pikë më tepër.

Interesi është i jashtëzakonshëm për verdheblutë, që do të luajnë në “Elbasan Arena”. Ky takim do të nisë në orën 19:00.
Klubi verdheblu njoftoi në paraditen e sotme, që për shkak të interesit të lartë për bileta, është hapur tribuna B3 në sektorin kryesor. Gjasat janë që kjo të jetë ndeshja me më tepër tifozë, pikërisht për këtë sezon në Elbasan.
Vllaznia dhe Elbasani janë dy skuadrat që kanë siguruar “Final Four”. Deri tani janë edhe pretendentët kryesorë.

PANORAMASPORT.AL













