I rregullt në kualifikueset e Botërorit, klubi i Superiores njofton ftesën për lojtarin nga përfaqësuesja afrikane
Bylisi ka një përfaqësues në kualifikueset e Botërorit 2026. Bëhet fjalë për Kamara, i cili është grumbulluar nga kombëtarja e Nigerit.

Më tej Bylisi ka përmendur edhe emrat e Përndrecës dhe Markut, që janë ftuar nga Alban Bushi te Kombëtarja U-21.
Postimi i Bylisit:
“Tre futbollistë me fanellën e Kombëtares!
FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë se tre lojtarë të skuadrës sonë janë grumbulluar nga përfaqësueset e tyre kombëtare:
Perndreca dhe Marku janë ftuar nga Shqipëria U21 për ndeshjen miqësore kundër San Marinos (10/10.
Camara është grumbulluar nga Kombëtarja e Nigerit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kongos (08/10) dhe Zambis (12/10).
Klubi ynë u uron suksese dhe paraqitje dinjitoze me fanellën e Kombëtares!”

PANORAMASPORT.AL













