I dha një pikë të artë ekipit, Tabaku: E dija që do bëja mirë, Vora nuk do jetë kalimtare në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 21:59

I dha një pikë të artë ekipit, Tabaku: E dija që do bëja mirë, Vora nuk do jetë kalimtare në Superiore

Xhuljo Tabaku u kthye sot në protagonist për skuadrën e Vorës teksa shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, në ndeshjen që e nisi nga stoli.

bandicam 2025-09-14 21-47-59-487

“Që do isha kaq protagonist nuk e kisha parashikuar, por e dija që do bëja mirë, se isha shumë i uritur se kisha dy ndeshje që po prisja të bëhesha pjesë e ekipit dhe arrita ta ndihmoja për një pikë të vlefshme këtu.

Unë e kam thënë edhe vjet që Vora nuk do jetë kalimtare, është mendimi im personal ky. Mendoj se do bëjmë akoma edhe më mirë dhe jam shumë optimist për këtë.

Kam dy javë që kam qenë i dëmtuar, këtë javë jam kthyer në stërvitje. Mendoj se ishte zgjedhje e trajnerit që kam munguar këto javë në stërvitje. Më rëndësi ka të ndihmoj ekipin kur të futem në fushë, ideja ime është të jemi si grup dhe kjo do të jetë ajo që do na çojë përpara.

Vështirësia në pjesën e parë? Mendoj që ishte loja e Teutës, t’i japim Çezarit çfarë i takon Çezarit. Teuta bëri mirë, mbajti topin dhe luante mirë nga krahët. Nuk u përshtatëm dhe mbetëm mbrapa në presing. Në pjesën e dytë, me disa ndryshime në strukturë, ndryshoi filozofia e lojës që të krijonim rastet”, tha Tabaku për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL