I dha goditjen e fundit Tiranës në derbi, Mandela: Falenderoj Ilir Dajën dhe presidentin e Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2025 | 19:45

I dha goditjen e fundit Tiranës në derbi, Mandela: Falenderoj Ilir Dajën dhe presidentin e Luzit

Mandela shënoi golin e katërt për Dinamon, që fitoi me rezultatin 4-1 përballë Tiranës.

bandicam 2025-03-02 19-37-50-751

Pas ndeshjes sulmuesi i Dinamos deklaroi:

“Faleminderit trajnerit që beson tek unë sepse kam qenë jashtë 3 javë dhe nuk ishte e lehtë për t’u rikthyer. Besoi shumë tek unë pas dëmtimit. Një trajner pas dëmtimit mund të presë, të mos më fusë menjëherë titullar, përderisa trajneri besoi të më hedhë titullar në ndeshje të madhe, pra gjithçka falë tij se beson tek unë. Gjithashtu dhe shokët e skuadrës, kështu unë rris besimin për të shënuar më shumë gola. Më japing topin, sot për shembull do falenderoja Zabërgjën për asistin që më dha.

Është vetëm trajneri, ka parë potencial tek unë, dhe skuadra në formë të mirë falë tij. Nëse beson tek unë, për të qenë në majën e sulmit, mund të arrijmë gjithçka. Dhe përpjekjet e skuadrës kthehen në gola.

Qëndrimi në Superiore? Sigurisht falenderues ndaj klubit, më kanë dhënë mundësinë ato të tregoj veten. Ndoshta në transfertën tjetër. Është privilegj të luaj për Dinamon, më kanë dhënë këtë mundësi, pa ato nuk do isha ky që jam tani. Falenderoj dhe presidentin e Luzit sepse nuk do isha pa të këtu. Faleminderit këdo dhe po premtoj se do bëj më shumë. Ata do tregojnë më shumë respekt për mua”, u shpreh Mandela për RTSH.

PANORAMASPORT.AL