I dha fitoren Egnatias, Bakajoko për merkaton: Nuk dëgjoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2025 | 16:16

I dha fitoren Egnatias, Bakajoko për merkaton: Nuk dëgjoj…

Egnatia mposht Laçin me rezultatin 1-0. Sfidën e vendosi Bakajoko me golin në minutën e 90-të.

bandicam 2025-01-10 16-12-32-597

Autori i golit foli pas ndeshjes së vlefshme për javën e 20-të. Bakajoko tha se për emrin e tij që lakohet në merkato, nuk dëgjon majtas djathtas.

“Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me 3 pikë. Ishte e rëndësishme ta nisim vitin mbarë dhe me 3 pikë.

Ndihem shumë mirë. Vi nga dëmtim i rëndë për mua dhe po e marr veten avash avash.

Objektivi është këtu, nuk dëgjoj majtas djathtas. Jam me kokën këtu.

U ndjeva shumë mirë me ekipin. Pjesa e parë ishte e vështirë kundër Laçit. Ato që u futën, u futën mirë dhe më kanë ndihmuar”, u shpreh Bakajoko për RTSH.

PANORAMASPORT.AL