Harta e futbollit shqiptar, rrethet dominojnë mbi kryeqytetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2025 | 0:12

Harta e futbollit shqiptar, rrethet dominojnë mbi kryeqytetin

Ka dy vite që rrethet dominojnë futbollin shqiptar. Është rasti i Egnatias. Kjo e fundit ka fituar pesë nga gjashtë trofetë e mundshëm në qarkullim, duke lënë në “hije”, Partizanin, Tiranën dhe shumë skuadra të tjera. Hegjemoninë e prishi Dinamo, e cila është skuadër e kryeqytetit dhe e Durrësit.

484919736_9776257472426365_3605658538759582130_n

Blutë fituan Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, në finalen e kampionatit doli Egnatia dhe Vllaznia, dy skuadra që janë nga Veriu i vendit dhe nga Shqipëria e Mesme. Nga ana tjetër, futbolli cilësor është përqendruar vetëm në mesin e Shqipërisë. Jugu është pothuajse i papërfaqësuar në elitë, pasi edhe Skënderbeu doli në Kategegorinë e Parë, ndërsa Superiorja shkon deri në Ballsh-Vlorë.

PANORAMASPORT.AL