Hamiti fal Kotobellin, njihuni me moviolën e Teuta-Bylis (VIDEO)
Teuta mundi me shifrat 2-1 Bylisin në një sfidë që prodhoi shumë episode.

Minuta e 28-të: Boçi niset në thellësi në të majtën, pasimi i tij në qendër përfundon te Arifi, i cili gjuan dhe tund rrjetën e portës së ballshiotëve. Gjyqtari e anulon golin, ndërsa pritet konfirmimi i VAR i cili gjithashtu e cilëson të parregullt për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (VIDEO)
Minuta e 38-të: Adeduro ndalohet në mënyrë të parregullt, por gjyqtari lejon avantazhin dhe më pas Pedro gjuan jashtë për ballshiotët. (VIDEO)
Minuta 45+1: Durrsakët pretendojnë për prekje topi me dorë në zonë nga Kamara, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë, s’është 11 metërsh. (VIDEO)
Minuta e 49-të: Momente tensioni në fushë pas një ndërhyrje të Kotobellit që nuk ndëshkohet nga gjyqtari Hamiti. Minimalisht, duhej karton i verdhë, por është në ekstremet e të kuqit. Kotobelli më pas vendos ndeshjen.
Minuta e 74-rt: Vila nga e djathta harkon në zonë për Arifin, i cili nuk kontrollon topin e rrëzohet, me gjyqtarin Hamiti i cili bën shenjë që loja të vazhdojë. Vendim i drejtë nuk është penallti. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













