Guindo në “agjërim” me golin, Daja shpreson tek afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2026 | 10:53

Guindo në “agjërim” me golin, Daja shpreson tek afrimet

Dinamo ka arritur të gjejë golat në ndeshjet e fundit, por Saliu Guindo nuk po shënon dhe për herë të fundit në kampionat, e ka bërë ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit të fazës së dytë, aty ku Dinamo fitonte me rezultatin 2-0.guindoNga ana tjetër, Dejvi Bregu është lojtari që sërish vazhdon të dhurojë paraqitje të mira për Dinamon dhe është lojtari gol për momentin, edhe pse nuk është një “pykë” te skuadra blu. Në sfidën e fundit në Kupë, edhe Vila u rikthye te goli dhe është ky një tjetër lajm i mirë për Dajën, duke qenë se po i sheh lojtarët e tij që pak nga pak të rikthehen te forma e fazës së shkuar. Problemi më i madh qëndron te sulmuesit e tjerë të skuadrës, me Berishën që kishte situata tensioni, apo edhe me Nanin që kishte dëmtim.

Tashmë, Dajës i mbetet të shpresojë që Mustafa të gjejë golin e parë me fanellën e Dinamos dhe të vazhdojë më pas të ruajë vazhdimësinë, pasi do të ishte një ndihmë e madhe në këtë pikë të kampionatit. Veç repartit të sulmit, Dinamo këtë sezon ka qenë një nga skuadrat me shpërndarje të konsiderueshme të golave dhe kanë shënuar futbollistë nga çdo repart, duke qenë se në mbrojtje ishin Neziri e Dita lojtarët që shënuan, ashtu si edhe Teikseira më parë.

Ndërkohë, në mesfushë kanë shënuar thuajse të gjithë lojtarët ashtu siç kanë bërë edhe sulmuesit apo edhe lojtarët e aktivizuar nga stoli. Kështu, te Dinamo kanë shënuar plot 13 futbollistë gola këtë sezon, pa përfshirë në këtë listë Mustafan dhe Malomon të cilët golat e fundit i kanë shënuar në kohën kur ishin te Bylisi, teksa autorë janë edhe lojtarë që janë larguar nga blutë si Hekuran Berisha. Dinamo deri para janarit ishte ekipi me sulmin më të mirë në Superiore si edhe një nga ekipet me mbrojtjen më të mirë.

PANORAMASPORT.AL