Grupi ku priten largime, Partizani nuk i sheh frytet e dyshes së afruar në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2025 | 21:52

Grupi ku priten largime, Partizani nuk i sheh frytet e dyshes së afruar në verë

Te Partizani është krijuar një grup, që pavarësisht dëmtimeve mbetet sërish mbi numër. Disa lojtarë janë preferuar edhe tek ekipi B, ndërsa të tjerë jo.

Screenshot 2025-12-11 215215

Një rast është i Xhudah Garsias. Sinjalet e klubit tregojnë se 25-vjeçari është jashtë planeve. Më parë fitonte minuta rregullisht, ndërsa nga 23 nëntori nuk ndodhet as në stol. Garsia është nxjerrë jashtë llogarive për sfidat me Vllazninë, Elbasanin, Bylisin dhe Tiranën. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e anësorit nga Trinidad dhe Tobago, që shfaqet larg Partizanit.

Garsia nuk ka vuajtur dëmtimet, por është parë si zgjedhje e trajnerit Kërnaja. Ndryshe është rasti për Viktor Da Silvën. Braziliani ka reklamuar shqetësime, për këtë edhe nuk është shfaqur te disa ndeshje. Ndërkohë në disa tjera është lënë jashtë si zgjedhje e Kërnajës. Da Silva është rast i veçantë.

Kërnaja në debutimin me Flamurtarin e preferoi si titullar, për herë të parë për të në këtë edicion. 30-vjeçari luajti 55 minuta, për t’u zëvendësuar më pas dhe që atëherë çdo gjë ndryshoi. Te Partizani nuk është luksi, që dy lojtarë si Garsia dhe Da Silva dhe të qëndrojnë në tribunë, duke pasur parasysh se edhe dëmtimet janë të pranishme. Për këtë nuk do të ishte çudi, që të dy lojtarët ta shikojnë të ardhmen larg Partizanit.

PANORAMASPORT.AL