Postuar: Mars 19, 2026 | 20:54
Goditje e radhës nga infermieria për Partizanin, sulmuesi i nënshtrohet operacionit dhe mbyll sezonin
David Fadairo i është nënshtruar operacionit, pas dëmtimit në ndeshjen me Vorën. Gjasat janë që sulmuesi i Partizanit të ketë mbyllur sezonin.

Njoftimi i Partizanit:
“David Fadairo kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë në ambjentet e Spitalit Amerikan 3, ku u vizitua edhe nga stafi ekipit dhe shokët e skuadrës.
Së shpejti 25 vjeçari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.
FK Partizani i uron David Fadairos rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”.

PANORAMASPORT.AL













