Goditje e fortë për Napolin, De Bryjne mbyll vitin! Sa do të qëndrojë jashtë fushave ylli belg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2025 | 14:48

Goditje e fortë për Napolin, De Bryjne mbyll vitin! Sa do të qëndrojë jashtë fushave ylli belg

Kevin De Bryjne ka pësuar një goditje të fortë në Napoli vetëm disa ditë pas fitores së tyre të madhe kundër Interit. Ky është raporti mjekësor i publikuar së fundmi nga axurrët në lidhje me dëmtimin e yllit belg.

de bryjne

“Pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes kundër Interit, Kevin De Bryjne iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një këputje të shkallës së lartë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë. Lojtari ka filluar tashmë rehabilitimin e tij”, thuhet në faqen zyrtare të Napolit.

34-vjeçari mbyll kështu vitin dhe do të qëndrojë jashtë fusha për rreth tre muaj.

PANORAMASPORT.AL