Postuar: Gusht 9, 2024 | 21:18
Goditje dyshe në merkato, Laçi prezanton ish-sulmuesin e Shpresave dhe një mbrojtës nigerian
Goditje dyshe në merkato për Laçin e Armando Cungut, që ditën e sotme ka prezantuar ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa, Emiliano Bullari si dhe një mbrojtës nga Nigeria të quajtur Samuel Opeh.
Të dy këta futbollistë janë prezantuar në faqen zyrtare të kurbinasve, teksa kanë dalë në stërvitje me bardhezinjtë.
Vlen të theksohet fakti se Bullari është një produkt i Akademisë së Olimpiakosit, teksa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Egaleos në Greqi. 23-vjeçari i shikon kurbinasit si një trampolinë për të ardhmen.
Për sa i përket mbrojtësi Opeh, ai vjen nga kampionati i Uzbekistanit, teksa që prej janarit rezulton pa skuadër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"