Gjermania tronditet në prag të Botërorit, humbet sulmuesin kryesor pas një dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 16:38

Gjermania tronditet në prag të Botërorit, humbet sulmuesin kryesor pas një dëmtimi

Sulmuesi kryesor i kombëtar gjermane, Timo Verner humbet Botërorin pas dëmtimit të mbrëmshëm kundër Shakhtarit. Ai ka dëmtuar kyçin në këmbën e majtë tre javë para turneut dhe do të jetë jashtë fushave për pjesën tjetër të vitit.

timo_werner_xleftx_of_germany_celebrates_a_goal_agaisnt_ukraine__xgettyx_1.jpg_242310155

Në minutën e 13-të, kapiteni i Shakhtarit Stepanenko e goditi nga pas ndërsa Verner u përpoq të vazhdonte të luante, por u desh të zëvendësohej menjëherë.

Diagnoza u zbulua gjatë skanimit MRI të enjten në Lajpcig.

Ironia e fatit për Timo Verner

Për ëndrrën e tij në Kupën e Botës, gjermani u kthye në Lajpcig në verë pas dy vitesh në klubin anglez Çelsi dhe nënshkroi deri në vitin 2026.

Pas vështirësive fillestare tek klubi, në fund ai funksionoi në mënyrë perfekte. Verner ka shënuar në tre ndeshjet e fundit të ligës dhe në Champions League kundër Sëlltik dhe Madrid.

Pas ndeshjes kundër Leverkusenit, ai tha: “Më duhej të provoja se jam akoma Timo që njihni nga më parë. Tani është shumë argëtuese”.

Por gëzimi i tij zgjati shumë pak dhe tashmë duhet ti thotë mirupafshim Botërorit.

PANORAMASPORT.AL