Gati për Europën, rekordmeni Tedi Cara nis përgatitjet në Poloni për… Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2025 | 21:46

Gati për Europën, rekordmeni Tedi Cara nis përgatitjet në Poloni për… Partizanin

Nga Partizani në Tiranë, te Partizani i Beogradit. Tedi Cara do të kthehet përsëri të luajë këtë javë në Europë, por këtë herë me një fanellë tjetër, atë të OIeksandrias.

cara

Sulmuesi u largua nga Partizani me petkun e rekordmenit të të kuqve në kompeticionet europiane, me 9 gola të shënuar me fanellën e “demave”. Ai nisi një aventurë të re te Oleksandria në Ukrainë duke u kthyer brenda pak muajsh në një nga liderët e kësaj skuadre që shkëlqeu në kampionatin vendas dhe kaloi çdo parashikim pasi siguroi Europën.

Këtë javë, skuadra e tij është zhvendosur drejt Polonisë, aty ku këtë të enjte do të presë një kundërshtar shumë të vështirë, Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Dhe për Carën do të jetë momenti për ta vazhduar aty ku e ka lënë, duke shënuar gola të rëndësishëm që dikur ndihmonin Partizanin të kalonin ture, por tani do të kenë si qëllim të fundosin një Partizan tjetër.

PANORAMASPORT.AL