“Gabova në interpretim”, trajneri Gjoka pas humbjes së Skënderbeut: Skuadra duhet ta kuptojë se ngarkesa do jetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2025 | 19:26

“Gabova në interpretim”, trajneri Gjoka pas humbjes së Skënderbeut: Skuadra duhet ta kuptojë se ngarkesa do jetë

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-2 nga Laçi. Bardhekuqtë mbeten kështu në vendin e fundit të Superiores.

bandicam 2025-02-10 19-24-42-291

Pas ndeshjes foli trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka.

“Prisnim më shumë, pretendonim ta interpretonim ndryshe. Situata u rikthye mbrapsht. Çdo gjë vështirësohet, por mendoj se skuadra ka forcën për të reaguar.

Mendoj se ishte ngarkesa psikologjike sepse ideja që duhet të bënim gjithçka për të fituar. Pjesa e parë ishte më shumë në kontrollin tonë, u munduam ta bllokonim kundërshtarin. Kur pësuam golin, nuk duhet të ishte si moment sepse mund të evitohej. Futbolli i tillë është, kur do të bësh hapin e madh nuk e bën dot. Skuadra duhet ta kuptojë se kjo ngarkesë do të jetë këtu.

Kam besim, sot mendoj se ndoshta gabimi ishte interpretimi nga ana ime. Në pjesën e dytë kemi dhënë me 10 lojtarë se në pjesën e parë. Kam besim se do e kalojmë këtë ngërçin. Gabim është që nuk po e bëjmë hapin e madh”, u shpreh Gjoka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL