FSHF konfirmon stadiumin, Pogradeci mëson ku do të luajë finalen me Tiranën për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2025 | 12:53

FSHF konfirmon stadiumin, Pogradeci mëson ku do të luajë finalen me Tiranën për Superioren

Tirana do të presë Pogradecin në “Elbasan Arena”. FSHF ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet finalje e “play-out” për Superioren.

bandicam 2025-04-30 12-46-49-137

Ndeshja do të zhvillohet më 4 maj, prej orës 18:00. Për shkak të ndeshjeve të Final Four në “Arena Kombëtare”, Tirana nuk pati mundësinë të shfrytëzojë stadiumin e kryeqytetit.

Në këtë ndeshje, nuk ka avantazh për asnjë nga skuadrat. Për fituesin do të nevojiten edhe penalltitë, në rast se nuk ka një të tillë brenda 90 minutave apo shtesës.

Tirana shkon në këtë ndeshje si vend i tetë i Superiores. Në anën tjetër, Pogradeci fitoi në “play-off” ndeshjet me Burrelin dhe Besën, pasi e kishte mbyllur si vend i pestë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL