Frenoi Egnatian me pritjet e tij, Teqja: Më mirë të fitojë Dinamo se të jem unë protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 19:58

Frenoi Egnatian me pritjet e tij, Teqja: Më mirë të fitojë Dinamo se të jem unë protagonist

Aldo Teqja është kthyer në një garanci për Dinamon, pasi me pritjet e tij, ia doli të ndihmonte blutë të merrnin një pikë në transfertën e vështirë përballë Egnatias.

bandicam 2025-10-18 19-37-42-384

“Duhet të vazhdojmë të punojmë akoma, të bëjmë më mirë, duke ndihmuar ekipin më parë. Momenti më i mirë i karrierës? Besoj se është një nga më të mirët.

Gjithmonë duam të luajmë sa më mirë, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Pastaj do ketë edhe ndeshje të tilla ku nuk jemi shumë mirë, edhe pse sot bëmë mirë, edhe unë të ndihmoj ekipin dhe mbaj portën të paprekur.

Më mirë do të doja që të luajë Dinamo mirë dhe fitojë ndeshjen se sa të isha unë protagonist”, tha Teqja për RTSH në përfundim të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL