Postuar: Mars 1, 2026 | 18:07
FOTOLAJM/ “Pranverë e vogël” në Vlorë, tre lojtarët e Flamurtarit shfaqen të lumtur pas barazimit me Teutën
Kristian Nunes, Alesandro Bolzan dhe Luçiano Skuadrone kanë shijuar sot detin dhe perëndimin e diellit në Vlorë. Tri lojtarët kanë shfrytëzuar ditën e pushimit dhe janë bërë bashkë në “Lungomare”, në këtë të diel që në Vlorë ka qenë një “pranverë e vogël”.

Nunes dhe Skuadrone luajtën dje si titullarë për Flamurtarin, që barazoi 1 me 1 në transfertën e Teutës. Bolzan ndërkohë ishte i gatshëm në stol.
Flamurtari mban aktualisht vendin e fundit në renditje. Vlonjatët janë pretendentët kryesore, për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë. Sfida e radhës i vendos përballë kryesuesve të Vllaznisë.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













