FOTO/ Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar dhe zbulon milionat e fituara nga klubet në janar. U shtuan largimet, zbritën afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2025 | 0:00

FOTO/ Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar dhe zbulon milionat e fituara nga klubet në janar. U shtuan largimet, zbritën afrimet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë. Ky është përfundimi që del nga analiza krahasuese e raportit të FIFA-s për dritaren e merkatos së janarit për 5 vitet e fundit në futbollin shqiptar.

transferimet merkato (1)

Raporti në fjalë tregon se ky është viti me numrin më të ulët të transferimeve në hyrje në futbollin shqiptar gjatë merkatos së dimrit në 5 vitet e fundit, me vetëm 53 futbolliste, ndërsa piku më i lartë ishte në vitin 2022 me 68 të tillë.

bandicam 2025-02-07 21-07-24-569

Por largimet nga futbolli shqiptar janë rritur gradualisht në këto 5 vite, duke kulmuar me 41 të tilla gjatë merkatos së janarit 2025.

bandicam 2025-02-07 21-07-31-428

Klubet shqiptare kanë shpenzuar thuajse 64 mijë dollarë gjatë janarit për afrimin e futbollistëve të ndryshëm në radhët e tyre gjatë këtij janari.

bandicam 2025-02-07 21-07-37-984

Ndërsa për largimet, fitimet kanë qenë të ndjeshme. Sipas shifrave zyrtare të FIFA-s, rezulton se klubet shqiptare kanë përfituar në total 1,43 milionë dollarë nga shitjet e lojtarëve gjatë dritares së janarit.

bandicam 2025-02-07 21-07-44-536

Ndërkohe, ruhet trendi i moshës rreth 24 vjeç për transferimet në hyrje në futbollin shqiptar, sipas dokumenteve zyrtare të FIFA-s.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL