Postuar: Mars 31, 2019 | 16:47
FOTO/ Dëmtim horror, lojtari përplaset me shokun e skuadrës e përfundon në spital
Teksa luhet ndeshja e javës së 21-të në grupin A të Kategorisë së Parë, një dëmtim i rëndë ka ndodhur për një nga lojtarët e skuadrës së Ilirisë, e cila në “Redi Maloku” pret skuadrën e Shënkollit.

Flogers Sala i ekipit nga Fushë-Kruja, është përplasur me shokun e tij të skuadrës, Denis Xhaferrin, duke u dëmtuar rëndë. U desh ndërhyrja e ambulancës, e cila e transportoi atë për në spital, ku do të marrë një ndihmë edhe më të specializuar.














