FOTO/ Arkitektë të huaj zbarkojnë në Vlorë, nis projektimi i kompleksit të ri të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2025 | 22:25

FOTO/ Arkitektë të huaj zbarkojnë në Vlorë, nis projektimi i kompleksit të ri të Flamurtarit

Vlora do të ketë një kompleks sportiv modern dhe bashkëkohor, investim që do të realizohet nga vetë Klubi i Futbollit “Flamurtari” dhe presidenti Sinan Idrizi.

d877c1c2-e8d6-455b-b7a2-59c622091446 (1)

Pas takimeve që Idrizi dhe një delegacion nga Vlora zhvilluan në muajin korrik në Alikante të Spanjës dhe në Romë të Italisë, ditën e djeshme një grup inxhinierësh dhe arkitektësh nga Spanja dhe Italia zbarkuan në Vlorë. Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 të mesditës arkitektët dhe inxhinierët e njohur spanjoll dhe italianë të shoqëruar nga kreu i klubit të futbollit Flamurtari, Sinan Idrizi, inspektuan zonën se ku do të ndërtohet një nga komplekset më të mëdhenj sportiv “Vlora Sport”.

“Panorama Sport” zbardh edhe foton e projektit, të një prej fushave sportive. Bëhet fjalë për këtë projekt në përbërje të të cilit janë fusha futbolli, ministadium, fusha basketbolli, volejbolli, pishina, zyra për akademinë, palestra dhe restorante.

1f4f7d09-af46-4615-85ab-75e7296b50b8 (1)

Grupi i zgjeruar i arkitektëve dhe inxhinierëve të ardhur nga Spanja dhe Italia këtë të mërkurë, mbajti shënim çdo detaj nga vendi ku do të zbatohet projekti Vlora Sport, si dhe solli gjithashtu këtë projekt i cili tashmë thuajse është i përfunduar dhe gati për zbatim.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL