FORMACIONI/ Partizani nën presion dhe me mungesa, ja plani për Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 8:32

FORMACIONI/ Partizani nën presion dhe me mungesa, ja plani për Elbasanin

Partizani luan sot në 15:30 në “Arenën e Demave” ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, që do të përcaktojë vendin e katërt, që të çon në “Final 4” dhe në Europë. Të kuqtë po kalojnë një situatë të vështirë sa u përket rezultateve, pasi janë mposhtur në dy betejat e fundit në kampionat kundër Bylisit dhe ndaj Egnatias, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

partizani

PRESIONI – Trysnia për ekipin dhe gjithë klubin nuk është aspak e vogël. Partizani e nisi sezonin si pretendent absolut dhe deklaratat e drejtuesve kanë qenë vazhdimisht me pretendime të larta dhe me pritshmërinë për titullin kampion. Humbja apo barazimi i kësaj ndeshjeje të fundit, do të përkthehej me një dështim të madh jo vetëm sportiv, por edhe financiar.

DËMTIMET – Kundër Egnatias, Janjeva dhe Mehmeti lanë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Nuk bëhet fjalë për dëmtime të rënda, por shanset që të luajnë kundër Elbasanit janë minimale. Lista e dëmtimeve vazhdon me Buxhelajn, që mungoi në këtë ndeshje dhe rrezikon shumë edhe të radhës, si dhe Zekën, që e ka mbyllur tashmë sezonin. Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme.

asdsaasdsasd

RRESHTIMI – Trajneri Gega, me siguri do të duhet të “shpikë” sërish për hedhur në fushë një skuadër konkurruese kundër Elbasanit. Verdheblutë janë një nga skuadrat më në formë të javëve të fundit dhe “kërcënojnë” jo pak të kuqtë, që do të duhet të ndërtojnë një 11-she sa më konkurruese. Në mungesë të Janjevës, Bytyçi pritet të luajë në të djathtë dhe Domgjoni në të majtë, me dyshen Preka-Sembene në qendër. Në mesfushë, nëse Mehmeti nuk ia del, pritet një balotazh mes Kekos dhe Shalës, teksa në sulm mund të ulet në stol Bintsuka për t’i hapur vend Podstrelovit.

PANORAMASPORT.AL