FORMACIONI/ Nuk i ndahen mungesat e rëndësishme as në Kupë, Dinamo me pak ndryshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2025 | 9:25

FORMACIONI/ Nuk i ndahen mungesat e rëndësishme as në Kupë, Dinamo me pak ndryshime

Kryeqytetasit do të kenë mungesa edhe sot ndaj Skënderbeut, ashtu si në sfidën e disa ditëve më parë në kampionat, ku barazuan 1-1.

DINAMO

Dhe bëhet fjalë për mungesa të rëndësishme, si portieri Sali dhe mbrojtësi Dita që nuk do të jenë pjesë e skuadrës, por në dyshim është edhe sulmuesi Mandela, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar në derbin me Partizanin.

Lajmi i mirë për trajnerin Ilir Daja është se Toli dhe Karamba kanë punuar me grupin ditët e fundit, ashtu si dhe mesfushori Doçi apo sulmuesi Qardaku. Mbetet për t’u parë, nëse ndonjërin prej tyre trajneri i bluve do ta aktivizojë si titullar apo jo.

sadsaassdasd

Çfarëdo zgjedhjesh që do të bëjë trajneri Daja, Dinamo do të ketë pak ose aspak ndryshime sot ndaj Skënderbeut në krahasim me ndeshjen e kampionatit. Ndoshta një fanellë titullari mund të ketë për herë të parë për mesfushorin Fjoart Jouzi, i ardhur në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL