FORMACIONI I VLLAZNISË/ Martini nuk mbahet, në fushë me Bismark dhe Leon Pohls
Dy afrimet e fundit te Vllaznia, ajo e portierit Leon Pohls dhe sulmuesit Çarls Bismark, do të ndryshojnë edhe formacionin te shkodranët, të cilët tashmë me siguri do të na paraqesin ndryshime në duelin e radhës në Europë ndaj Vikingur.

Kështu, porta që ka qenë një repart problematik, do t’i besohet menjëherë gjermanit, Pohls, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e trajnerit Martini. Në mbrojtjen me 3 që prezanton shkodrani gjithashtu pritet të ketë “modifikime”. Me Gjinin që tashmë është vënë në “poleposition” falë paraqitjes së tij shumë pozitive në duelin e kthimit ndaj Daugavpils, ku Kuros dhe Bajrami priten po ashtu përkrah shkodranit.
Nga krahët në të djathtë pritet të rikthehet Gurishta e ndërsa majtas, Jago. E teksa në mesfushë gjithçka duket e konsoliduar me treshen Krymi, Qato dhe Mala, patjetër në sulm i “paprekshëm” është Bekim Balaj, me kapitenin që do të ketë një partneritet të ri në ofensivë.

Me Bismark tashmë të bashkuar me kuqeblutë, për të ndërtuar një dyshe sulmuese shumë potenciale, e cila mund të vërë në vështirësi çdo të mbrojtje dhe kundërshtar. Megjithatë, duhet të presim deri në duelin e radhës, të enjten që vjen ku shkodranët do të kthehen në fushën e “Loro Boriçit” për duelin me Vikingur.
PANORAMASPORT.AL













